Hashim Thaçi do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, por me një kusht

Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializuara.

Klan Kosova ka mësuar se kjo vizitë është e kushtëzuar me respektimin e masave të rrepta të sigurisë, të mbikëqyrura nga Eulex-i.

Gjatë qëndrimit të tij, Thaçi do të jetë i akomoduar në selinë e Eulex-it në Prishtinë, ku do të ketë mundësinë të takohet me familjarët.

Lëvizjet e tij do të jenë të kufizuara dhe të shoqëruara nga forcat ndërkombëtare të sigurisë

Lexo edhe:  “Si t’i bindni prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri” – flet imami i xhamisë në Prishtinë prej ku fëmijët u detyruan të shkruajnë ese kundër festës