Haradinaj pyet Kurti: A ke marrë ndonjë shpërblim nga Rusia?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër me kryeministrin Albin Kurti, pas ndodhive të fundit në veri.

Haradinaj duke kundërshtuar veprimet e Qeverisë së Kosovës, ka pyetur nëse Kurti ka marrë ndonjë shpërblim nga Rusia, pasi në shumë raste, ai thotë se kryeministri e kundërshtoi Amerikën.

“Nuk duhet me besu se është fitore për ne kur e dërgojmë një kryetar komune me policë, nuk është pamja jonë, nuk kemi nevojë për këtë. Nëse nuk e dëgjon Amerikën në tabela, nuk e dëgjon për kthimin e serbëve në punë, nuk e dëgjon për këshillën që kryetarët nuk kanë legjitimitet të votës, ata nuk janë të votuar, nuk kanë as 5 për qind votë, atëherë pyetja shtrohet a ke marrë ndonjë shpërblim prej Rusisë?”, ka thënë Ramush Haradinaj – Kryetar i AAK-së.

Ish-kryeministri thotë se Qeveria duhet të tregohet e kujdesshme në çështjet e sigurisë.

“Çështjet e sigurisë nuk janë hajgare dhe nuk janë popullizëm i votës. Ato kanë pasoja nëse shkojnë në drejtim të gabuar. Është i pafalshëm ky skenar i Kurtit që e ka detyru edhe sekretarin Blinken me reagu në mënyrën që ka reagu”, shtoi Haradinaj.

Por pavarësisht që gjuhë të ashpër përdori për ezkeutivin, Haradinaj ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar gjatë tensioneve të së premtes.

“Problemi qëndron tek qeveria dhe tek kryeministri Kurti, i cili është në një strategji të gabuar”.

Dërgimi i kryetarëve të rinjë të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potok në zyrë me forca të shtuara të Policisë, është përcjellur me reagime të ashpra edhe nga ndërkombëtarët.

Lexo edhe:  Ky është vendi i parë që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës