Hamza: Unë do ta udhëheq qeverinë e ardhshme, pagat dhe pensionet do t’i rris në vitin e parë

Kandidati i PDK-së për kryeministër , Bedri Hamza, është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurti. Ai është shprehur i bindur se në këto zgjedhje PDK-ja do të jetë parti fituese.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Hamza ka treguar se këtë bindje e ka fituar në takimet që ka pasur me qytetarët nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme të Kosovës.

“Ka një disponim që të ketë përkrahje në dobi të PDK-së dhe të marrin një rezultat, i cili na mundëson me e udhëheq Qeverinë. Jam i bindur se do ta udhëheqim Kosovën në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Hamza.

Ai ka bërë një krahasim me vitin 2021, kur në zgjedhjet lokale për kryetar të Mitrovicës e kishte mposhtur në raundin e parë kandidatin e VV-së, i cili përkrahej fuqishëm nga kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij.

Lexo edhe:  Aksidenti në Mitrovicë, lëndohen 3 policë