Autobusi me targa nga Kosova godet për vdekje një biçiklist në Rrugën e Kombit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin “Rubik-Fang”, ku për pasojë ka humbur jetën një 72-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, ku autobusi me drejtim lëvizjeje “Morinë-Durrës”, me targa të Kosovës, ka përplasur të moshuarin me iniciale N. P., i cili po lëvizte me biçikletë.

72-vjeçari banues në fshatin Fang të Rubikut, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa fatmirësisht nga autobusi nuk është dëmtuar asnjë pasagjer.

Shoferi, 60-vjeçari kosovar me iniciale E. R., është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, dhe grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti. /Tch

Lexo edhe:  Policia parandalon kontrabandimin e 15 deleve nga Maqedonia