“Hala jam t’u u dridhë”, flet aktorja që e publikoi videon e rrahjes së të moshuarës

Kaltrinë Zeneli, aktorja që e publikoi videon ku shihet një grua e moshuar teksa rrihet nga disa punonjëse të qendrës për përkujdesjen e të moshuarve, “Orenda” në Pejë, foli për prapaskenat e publikimit të pamjeve që shqetësuan qytetarët pasditen e sotme.

Aktorja tha se videon ia ka dërguar një person që nuk ka dashur të bëhet publik, ndërsa tha se edhe vet është tmerruar nga pamjet.

“U shtanga për një moment… Fillova me shkru, nuk disha as çka me shkru”, tha ajo.

Kaltrina thotë se ndihet mirë që kjo “për pak orë u bë kaq e madhe dhe organet reaguan shpejt”.

“Hala jam tu u dridhë. Nuk po di as çka me thanë”, tha ndër tjerash aktorja Kaltrinë Zeneli në Frontal.

Për rastin, Policia i ka arrestuar dy punonjëse të qendrës “Orenda” në Pejë.

Lexo edhe:  Tendenca për të blerë me para të falsifikuara: Mitrovicasi paguan gjësende me 50 euro false, merr 45 euro kusur origjinal