Hajnat vjedhin veturën në hotel “Kosova” në Xërxë, ofrohet shpërblim për gjetjen e të dyshuarve
Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu i ndodhi mëngjesin e sotëm një burri në fshatin Xërxë në magjistralen Prizren-Gjakovë i cili vërejti se vetura e tij është vjedhur nga persona të panjohur.
Derisa hajnat kryenin “punën” e tyre me vigjilencë duke u siguruar që askush nuk po i sheh, i tërë aksioni u kap nga kamerat e sigurisë të hotelit “Kosova”.
Pronari i këtij hoteli ka bërë të ditur për Sinjalin se vjedhja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:10. E në pamjet e publikuara në rrjetin social Facebook derisa ishte duke u kryer vjedhja e veturës, bëhet apel që kushdo që i njeh të dyshuarit, do të shpërblehet.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Në vjedhje që është raportuar sot në fshatin Xerxë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.”, tha Elezaj për Sinjalin.
Ai shtoi se deri më tani nuk ka persona të dyshuar.