Hajnat tmerrojnë një grua në veri të Mitrovicës, i futen në shtëpi dhe i marrin stolitë

Një tjetër rast i vjedhjes së rëndë është regjistruar në komunën e Mitrovicës së Veriut, ku cak i hajdutëve ka qenë shtëpia e një gruaje në rrugën “Vlade Cetkoviq”.

Gazeta Sinjali mëson se viktima e këtij rasti është L. M. rreth 53-vjeçare, e cila ka raportuar në Polici më 2 gusht 2025, rreth orës 11:00, se persona të panjohur janë futur në shtëpinë e saj dhe i kanë vjedhur stoli ari në vlerë prej 1,000 euro, si dhe bizhuteri të tjera në vlerë prej 100 euro.

Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve dhe forenzika, të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit ku ka ndodhur vjedhja.

Prokurori kujdestar, pas shqyrtimit të rrethanave, ka cilësuar rastin si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Deri tani, i dyshuari mbetet i panjohur (NN).

Lexo edhe:  Vdes në spital roja i Parkut Industrial Trepça,policia e cilëson si vdekje e dyshimtë