Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot i vranët, i ftohtë dhe me reshje lokale bore të cilat në disa vise pritet të intensifikohen pasdite dhe në mbrëmje. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe erërat do të fryjnë nga veriu dhe verilindja. Reshje bore priten sidomos në viset kodrinore-malore, ndërsa edhe në disa ultësira në Rrafshin e Kosovës. Në viset më të ulëta të vendit ende priten riga shiu e në disa raste ndonjë fjollë bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot më i ftohtë, me vranësira dhe reshje lokale shiu e bore. Reshje lokale bore priten në veri, lindje, jug-lindje dhe disa vise kodrinore-malore të Shqipërisë.

Në zonat më të ulëta riga shiu e në zonat kodrinore-malore reshje bore. Reshje bore mund të ketë edhe në disa zona të ulëta në Maqedoninë Veriore, ndërkohë që nga bregdeti shqiptar fillojnë kthjellimet dhe shtrihen në drejtim të zonave tjera.

Të shtunën edhe më ftohtë, me reshje lokale bore e erëra të ftohta veriore. Priten edhe intervale kohore me diell sidomos në Shqipëri dhe Dukagjin.

Nga e diela na pret mot pa reshje atmosferike. Mëngjeset do të jenë mjaft të ftohta me me acar e mundësi për mjegull. Nga e hëna rritje graduale e temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  57-vjeçari në Prishtinë s’e përfill urdhrin e Gjykatës, vajza e tij e denoncon sërish për dhunë ndaj saj