Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Prizren, vjedhin para e stoli ari në vlerë të rreth 13 mijë eurove

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një shtëpi në Prizren, ku hajnat kanë vjedhur para e gjësende në vlerë prej mijëra euro.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se vjedhja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe është denoncuar nga pronari i shtëpisë, i cili ka raportuar se hajnat kanë vjedhur qindra euro para të gatshme dhe stoli ari që kapin vlerën e rreth 13 mijë eurove.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve, hajnat thyer dyert e dritaret, duke shkaktuar dëme prej mijëra euro.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

 

Lexo edhe:  Rast tragjik për familjen Kadriaj në Suharekë, ky është djali i policit që vrau veten aksidentalisht me armën e babait