Hajnat bëjnë kërdi në marketin “Toni” në Prishtinë, vjedhin rreth 30 mijë euro para të gatshme

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë edhe vjedhjet e shpeshta nëpër dyqane, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, por edhe humbje të mëdha.

Jo rrallëherë hajnat arrijnë të kapin vlera të majme parash dhe të ikin, pa lënë ndonjë gjurmë.

Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur dje në marketin “Toni” në Prishtinë, ku hajnat kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur mijëra euro.

Sinjali mëson pronari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se nga zyra e marketit janë vjedhur rreth 30 mijë euro para të gatshme.

Vjedhja dyshohet të jetë kryer pas mesnate, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga të dyshuarit.

Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  “E dërgoi te një parking, i ra shuplakë dhe kreu marrëdhënie me të”, detaje nga rasti 2 i dhunimit