Gruaja nga Fushë Kosova nis punën si taksiste, burri me të cilin bashkëjeton e kërcënon – përfundon në Polici

Një grua nga Fushë Kosovë e ka denoncuar dje në Polici personin me të cilin është duke bashkëjetuar, me pretendimet se ka ushtruar dhunë ndaj saj. Rasti ka ndodhur në rrugën “Dardania”.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se viktima ka denoncuar të dyshuarin për kanosje, pas një zënke që kishin pasur para dy ditësh.

Si pasojë e fjalosjes, ajo po pretendon se është kërcënuar nga i dyshuari në ditën që ka nisur punën si taksiste në njërën nga kompanitë e taksive në kryeqytet.

Ai po dyshohet se ka shkuar te lokali ku ajo ndodhej dhe e ka kërcënuar. Përballë kësaj situate, ajo e ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Ai do të hetohet për veprën penale “dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Mazllam Mazllami shpalos detaje të Mercedesit: Është i vitit 2013, i ka 300 mijë të kaluara