Gripi i Shpendëve: Rrezik potencial për botën

Gripi i shpendëve ka përfshirë kafshët e egra në të gjithë botën dhe po përhapet tashmë te blegtoritë. Deri më tani, edhe pse ka pasur raste të rralla tek njerëzit, infeksioni ka shkaktuar vdekje në mënyrë të jashtëzakonshme.

Majat e gishtave të Lineke Begemanit janë akoma të mpirë nga misioni rraskapitës. Në mars, patologia veterinare ka qenë pjesë e një ekspedite ndërkombëtare në Detin Verior Weddell të Antarktidës, duke studiuar përhapjen e gripit të shpendëve me patogjenitet të lartë (High Pathogenic Avian Influenza – HPAI), virus që tashmë është përhapur në glob, duke shkaktuar sëmundjen e njohur si gripi i shpendëve.

Duke i prerë trupat e ngrirë të shpendëve të egër të mbledhur nga ekipi, Begemani ka qenë në gjendje të vendosë nëse zogjtë kishin vdekur nga sëmundja. Kushtet ishin të rënda dhe vendndodhja në distancë, larg nga baza e saj e zakonshme në Qendrën Mjekësore Erasmus në Holandë. Por ky monitorim sistematik do të ofronte një paralajmërim të rëndësishëm për botën.

“Nëse nuk e studiojmë nivelin e përhapjes së tij, atëherë ne nuk mund t’u tregojmë njerëzve për pasojat, kur e lamë të na rrëshqiste nga duart kur ka filluar”, thotë Begemani. “E imagjinoj virusin si eksplorues që udhëton nëpër botë, nëpër vende të reja dhe specie të shpendëve dhe ne po e ndjekim”.

Relativisht pak njerëz janë infektuar me këtë virus, por ka shkallë të lartë të vdekjes: më shumë se 50% e njerëzve të infektuar kanë vdekur.

Për më tepër, ndikimi të kafshët veç ka qenë shkatërrues. Që kur është identifikuar për herë të parë, H5 i gripit të shpendëve dhe variantet e tij kanë çuar në vdekjen e mbi gjysmë miliardi të shpendëve të fermave. Numri i vdekjet të shpendëve të egër ka arritur milionat, me rreth 600 mijë në Amerikën Jugore që nga viti 2023 – dhe të dyja shifrat mund të jenë më të larta për shkak të vështirësisë në monitorimin e tij. Të paktën 26 specie të gjitarëve janë infektuar gjithashtu.

Në Detin Verior Weddel të Antarktidës, Begemani dhe ekipi i saj kanë marrë mostrat e rreth 120 specieve të ndryshme të ngordhura, duke përfshirë disa foka të Antarktidës. Virusi është gjetur në katër nga 10 vendet që ata kanë vizituar.

Lexo edhe:  S’është veç militante, mësuesja që e kundërshtoi Jasharajn anëtare e VV-së

Kjo nuk ka qenë hera e parë që virusi i shpendëve është gjetur në këtë kontinent. Rasti i parë ka qenë një muaj më parë, në shkurt të vitit 2024. Por i tyre ka qenë konfirmimi i parë nga ky rajon i veçantë, dhe hera e parë, beson Begemani, që një ekip multidisiplinar kishte vendosur ta përcaktonte sistematikisht përhapjen e tij në Antarktidë.

“Në momentin që kemi gjetur provën e parë të këtij virusi shkatërrues e vrasës në mesin e zonave të mbushura me shpendë, e kemi kuptuar çfarë katastrofe do të ndodhë dhe me të vërtetë u bë e tillë”, thotë Begemani.

Tashmë i njohur si shpërthimi më i rëndë i gripit të shpendëve në histori, shkencëtarët si Begemani janë duke nxituar të ndjekin rrugëtimin e tij – dhe që ta kuptojnë më mirë se si përhapja te njerëzit të parandalohet.

Prej nga vjen gripi i shpendëve?

Rajoni Guangdong i Kinës jugore është mozaik i liqeneve, lumenjve dhe moçalishteve. Këto mjedise ujore janë shtëpi e shpendëve ujorë, që natyrisht janë bartës të gripi të shpendëve me patogjenitet të ulët. Dhe në atë vend, në vitin 1996, një rosë e fermës është bërë shpendi i parë që është diagnostikuar me virusin e ri me patogjenitet të lartë, të njohur si H5N1.

Kategorizimi i gripit të shpendëve si patogjen i lartë dhe i ulët ishte vendosur në lidhje me pulat, jo me speciet e tjera të shpendëve. Por ndërsa gripi me patogjenitet të ulët nuk është vdekjeprurës te shpendët e egër dhe vetëm sa shkakton sëmundje të lehta te pulat, këta patogjenë të ulët mund të shndërrohen në patogjenë të lartë, duke shkaktuar sëmundje të rëndë dhe shpesh ngordhje.

Nuk është çudi që rasti i parë i virusit me patogjenitet të lartë të jetë gjetur në një fermë të shpendëve, thotë Thijs Kuiken, patolog krahasues në Qendrën Mjekësore Universitare Erasmus në Holandë.

“Gripi i shpendëve me patogjenitet të lartë është sëmundje tipike e shpendëve të fermës, që nuk shfaqet në botën e egër. Çka është e çuditshme tani, është se ky lloj ka filluar të përhapet te shpendët e egër dhe kjo e ka lejuar të përhapet në të gjithë botën”.

Lexo edhe:  Vuçiq: Në javët e ardhshme pres presionet më të rënda deri më tani

Edhe pse shpendët e kanë ndihmuar virusin të dalë shumë jashtë Kinës, “njerëzit janë problemi i vërtetë”, paralajmëron Kuikeni. Dhe në veçanti, kërkesa në rritje e njerëzimit për mish të shpendëve të fermës.

Kur ky shpërthim ka filluar në vitin 1996, ka pasur rreth 14.7 miliardë shpendë ferme në botë, shumica pula. Tani numri është dyfishuar. “Sa i përket biomasës, shpendët e fermës përbëjnë mbi 70% të biomasës së virusit globalisht”, thotë Kuikeni.

Nëse rritja e tillë e shpendëve të fermës nuk ndryshon, atëherë “patogjenët e tjerë infektues mund të vazhdojnë të përhapen në pak shpendët e mbetur”, shton Kuikeni.

Si është përhapur gripi i shpendëve në botë?

Deri në vitet 2005-06 virusi ishte përhapur edhe te shpendët e egër dhe ishte duke udhëtuar nëpër Evropë, Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, por ishte duke u zhdukur pas vetëm disa muajve – me gjasë nga kombinimi i mospërhapjes siç duhet te shpendët e egër, duke mos mbijetuar mirë në ujë dhe nga fitimi i imunitetit nga disa shpendë, thotë Kuikeni. Kjo ka ndihmuar në limitimin e ndikimit të tij dhe në aftësinë për t’u zhvilluar tutje.

Megjithatë, kjo ka ndryshuar në vitin 2020, kur është shfaqur një lloj i ri i H5N1. Edhe pse nuk dihet se si lloji mund të mbijetojë në popullata të shpendëve të egër tërë vitin. Tani në gjendje të shpërndahet gjatë kohës së pranverës kur shpendët mblidhen për t’u çiftëzuar, virusi shpejt është bërë endemi te shpendët e egër.

Në fund të vitit 2021, virusi ka arritur përmes provincës lindore Newfoundland të Kanadasë. Një pulëbardhë, e gjetur e sëmurë afër një pellgu, ishte dërguar në një qendër rehabilitimi të kafshëve të egra, ku ka ngordhur ditën tjetër. Më vonë ishte gjetur se ka qenë e infektuar me H5N1. Disa ditë pas, një fermë e shpendëve ka filluar ta raportonte shkallën e rritur të ngordhjeve dhe autopsia ka konfirmuar prezencën e virusit.

Lexo edhe:  Shkon në 12 numri i minatorëve të lënduar, dy me lëndime më serioze

Fakti që nuk ka pasur prova se kjo fermë ka importuar shpendë të fermës nga Evropa i ka ndihmuar shkencëtarët të konfirmojnë teorinë se rrugët e migrimit të shpendëve të egër janë bartësit kryesorë, shpjegon Kuikeni. Megjithatë, ka pasur përjashtime, siç ka qenë transporti i gjelave të detit të infektuar nga Mbretëria e Bashkuar në Evropë.

Deri në vitin 2022, mijëra shpendë të kolonive nga Mbretëria e Bashkuar deri në Izrael kanë ngordhur. Në tetor të 2022-s, virusi ishte gjetur te shpendët e egër në bregun perëndimor të Perusë dhe Kilit. Pasi ka udhëtuar përgjatë bregut, është kthyer pastaj në lindje, duke u përhapur në Ishujt Falkland dhe Gjeorgjinë Jugore – deri në Antarktikë.

Gjatë kësaj rruge, virusi ka filluar të infektojë një varietet të gjerë të gjitarëve – duke përfshirë 21 specie vetëm në SHBA. Dhe me kalime të tilla, mundësia që si mes njerëzve ashtu edhe përhapja mes gjitarëve të rritet.

Më 16 prill 2024, HPAI-ja është gjetur të lopët e 26 fermave të SHBA-së, nga Teksasi deri në Michigan. Disa prej tyre mund të jenë infektuar nga shpendët e egër, por rastet e tjera janë lidhur me transportin e lopëve nëpër distancave të gjata. Deri më tash, ka ndodhur vetëm një infektim i njeriut nga lopa dhe virusit do t’i duhen edhe disa mutacione për të qenë në gjendje të përhapet te njerëzit.

Por në ferma mund të krijohen kushtet e tilla që lejojnë përhapjen më të lehtë të sëmundjes, duke ofruar rrugë të reja për t’u përshtatur. “Shpendët e egër mund të transmetojnë virusin, por fermat mund ta fuqizojnë atë”, thotë Gregorio Torres, kreu i departamentit të shkencës në Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëve (WHOA), duke paralajmëruar fermerët. “Është sikur të shmangësh metrotë e mbushura kur je shumë i sëmurë”.

Shpendët e Zelandës së Re dhe Australisë nuk janë prekur nga ky virus. Këto vende janë vende të rrugës së migrimit, por shpendët vizitues janë kryesisht shpendë bregdetarë, në vend të shpendëve ujorë më të ndjeshëm si rosat apo patat, thotë Kuikeni.