Antidroga arreston një person në Komoran, shikoni çfarë gjeti brenda veturës

Antidroga e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se një i dyshuar merret me trafikim me lëndë narkotike, sot më 20.08.2022, në ora 12:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Komoran, kanë ndalur një veturë, pasi dyshohej se më të po kryhej bartje e lëndëve narkotike, shkruan portali rajoni.org.

Policia gjatë kontrollit të veturës në bagazh, te rrota rezervë, kanë hasur gjashtë paketime me substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë. Po ashtu janë konfiskuar edhe dëshmi tjera.


Policia duke zbatuar procedurat, në koordinim me organet e drejtësisë, ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit: I.B., (viti i lindjes 1977). Gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e ndaluar.

I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”. Me aktvendim nga prokurori të njëjtit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Lexo edhe:  Traktori me simbolin “Z” duke lëvizur në Pejë