Gratë e shtrira në Gjinekologji të QKUK-së në hall, atyre po u vidhen gjërat personale, paratë e dokumentet

Një situatë mjaftë shqetësuese është krijuar në kuadër të klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.
Pacienteve të shtrira në kuadër të “Patologjisë” në Gjinekologji po u vidhen gjërat personale.

Disa raste tashmë janë bërë të ditura, kurse lajmi.net mëson se një i ngjashëm ka ndodhur para dy netëve.

Një prej pacienteve që është e shtrirë në Patologji dhe pritet që së shpejti të lind fëmijën e saj i është vjedhur kuleta dhe gjësende të tjera personale.

Rasti i vjedhjes është raportuar tashmë edhe në Policinë e Kosovës.

Gra të shumta të cilat vazhdojnë të jenë të shtrira në kuadër të kësaj klinike kanë shprehur shqetësim se vazhdimisht janë duke ndodhur vjedhje të ngjashme.

Gruas në fjalë, rasti i së cilës u raportua edhe në Polici i vodhën paratë, dokumentet e gjëra të tjera me vlerë.

Nuk dihet nëse ndokush në këtë klinikë përkujdeset që gjërat personale të mos preken, por padyshim se kjo është shqetësuese duke ditur faktin se të njëjtave iu bie të qëndrojnë aty me javë e muaj të tërë dhe natyrisht se duhet të posedojnë edhe gjërat personale siç janë kuleta, dokumentet edhe paratë.

Lexo edhe:  Humanisiti vushtrrias, Mentor Merovci varroset sot