Grabitje e armatosur në Skenderaj: Drenicasi e kap hajnin në flagrancë, kacafytet me të derisa intervenon Policia

Grabitjet e vjedhjet nëpër shtëpi e banesa përveç që po sjellin humbje të mëdha, po shkaktojnë edhe pasiguri e ankth te qytetarët, që shpesh përballen me hajdutët, të cilët i zënë në flagrancë.

Kështu ka ndodhur edhe të shtunën në fshatin Dashevc të Skenderajt.

Hajni hyri në një shtëpi gjatë natës, ku kishte planifikuar të kryente vjedhje, por plani i dështoi pasi u përballë me pronarin e shtëpie, me të cilin u ballafaquan. Sinjali mëson se, kryefamiljari arriti ta kap të dyshuarin, të cilin e ndaloi derisa intervenoi Policia.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e tij të dhënë para zyrtarëve policorë, i dyshuari kishte depërtuar brenda shtëpisë me forcë dhe e tmerroi kur papritmas i doli i armatosur. Ata fillimisht u përleshën me njëri-tjetrin, teksa pati edhe shtëna me armë.

Posa Policia arriti në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa arma e zjarrit i është konfiskuar si dëshmi për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet për veprën penale “Grabitje”.

Lexo edhe:  44 aksidente trafiku gjatë 24 orëve në Kosovë, njëri nga ta me fatalitet