Grabitje e armatosur në pompën ‘Stella Petrol’ në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në pompën ‘Stella Petrol’ në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës dhe i maskuar ka kërcënuar punëtorin e kompanisë dhe ka marrë paratë e pazarit ditor.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e viktimës, i cili ka deklaruar se i dyshuari është larguar nga aty me shpejtësi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Grabitje e armatosur’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Detaje të reja: Burri vrau gruan me sëpatë në 2 të natës, qëndroi dy orë me trupin e vdekur dhe u dorëzua në Polici