Goditet për vdekje këmbësori në Sllatinë

Sonte rreth orës 20:35 është aksidentuar për vdekje një këmbësor në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Si pasojë e lëndimeve i njëjti ka mbetur i vdekur.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Sipas tij, vdekjen e këmbësorit e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici.

“Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila dyshohet se është aksidentuar një këmbësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se  këmbësori është pa shenja jete. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla”, tha ai.

Lexo edhe:  Njoftoi sot para fushatës se do t'i rrisë pagat, Kurti akuzon të tjerët për të njëjtën gjë: Më herët rriteshin pagat vetëm një herë