E dhimbshme: Në 15 vjetorin e Pavarësisë, ish-ushtari i UÇK-së e nis djalin e tij për në Gjermani

Luftoi për ta pritur dhe shijuar këtë ditë bashkë me fëmijët e tij, por një ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është përballur me dhimbjen e largimit të djalit për në mërgim.

Agim Morina, veteran i UÇK-së nga Malisheva e ka përcjellë djalin për në Gjermani pikërisht në ditën e djeshme kur po festohej 15 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

Ngjarjen e ka treguar gazetari Arsim Lani, i cili citon fjalët e babait “se nuk ka gjë më të vështirë sesa t’i largohet djali nga vendi”.

15 vjetori i shpalljes së pavarësisë e ka gjetur Kosovën me një trend gjithnjë e në rritje të largimit të të rinjve nga vendi si, kryesisht për shkak të papunësisë dhe trajtimit joadekuat në vendet e punës.

Lexo edhe:  Vendet ku nesër e pasnesër s’do të ketë rrymë deri në 8 orë