Gjykata merr vendim për agjentin e BIA-s, dënohet me pesë vite burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me pesë vite burgim Aleksander Vlajiq, ish-policin, për veprën penale të spiunazhit.

Përveç dënimit me burg, agjenti i BIA-s u dënua edhe me një mijë euro gjobë. Vendimi u mor pas pranimit të fajësisë nga ana e Vlajiq, me të cilin Prokuroria Speciale arriti marrëveshje për fajësim.

Vlajiq ishte arrestuar në qershor të vitit të kaluar pas informacioneve që kanë qenë rrugë operative të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Ky është dënimi i parë i dhënë nga gjykatat e Kosovës për veprën penale të spiunazhit

Lexo edhe:  15-vjeçarja nga Malisheva raporton se ka kryer marrëdhënie seksuale me një burrë që 1 vjet, i premtoi se e merr për grua