Gjuajtje me armë në restorant “Tetova” në Ferizaj, Policia arreston dy të dyshuar

Incidentet në lokalet e natës nuk janë të rralla në vendin tonë. Përleshje, gjuajtje me armë e tentim vrasje janë vetëm disa nga rastet që raportohen në hapësira të tilla.

Një rast i tillë ka ndodh edhe mbrëmë rreth orës 4 të mëngjesit, në restorantin “Tetova”, në Ferizaj.

Pas intervenimit të shpejt të Policia, zyrtarët e saj, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Ferizajt, e cila po ashtu ka njoftuar se ekipet e Policisë janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes.

“Në lokal vërehen shenjat nga gjuajtjet me armë zjarri dhe jashtë lokalit janë gjetur një armë zjarri-revole me të cilën dyshohet se është gjuajtur si dhe afër një veture është gjetur një plumb”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Dyshohen për dhunë ndaj një qytetari në Suharekë, IKP rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë