Gjuajti për qejf me armën zyrtare, suspendohet polici nga Gjakova, ky është dyshimi që rëndon mbi të

Zyrtari policor nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë, Etnik Shyti, do të hetohet në lidhje me të shtënat me armë zjarri, në një villë në Jezerc të Ferizajt gjatë ditës së djeshme.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor Shyti, nën dyshimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës”. Polici në fjalë është paraqitur vet në stacion policor, me ç’rast i është konfiskuar arma zyrtare dhe është intervistuar nga hetuesit e IPK-së.

Prokurori i Shtetit e ka liruar të dyshuarin Shyti, ndërkohë që së shpejti pritet të bëhet ekzaminimi i vendit të ngjarjes, për të mbledhur prova në lidhje me rastin.

Gjuajtja me armën zyrtare i kushtoi zyrtarit policor Shyti ndaj të cilit kanë nisur hetimet, nën dyshimet se shkrepi disa herë me të.

Ajo që dihet deri më tani është se polici Etnik Shyti ka qenë bashkë me një shok dhe dy vajza, të ndarë në çifte, kur shkuan te villa (emër i njohur për redaksinë) në Jezerc, në oborrin e së cilës dyshohet se kanë shtënë me armë.

02 Press do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja në lidhje me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur për moderatorin Besim Dinën, i vdes njeriu i zemrës