Dëgjohen të shtëna armësh në Mitrovicë

Është pranuar informata se nga një veturë në lëvizje ka pasur të shtëna me armë.

Parulla policore i është përgjigjur rastit ku në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja.

Policia njoftoi se rasti ka ndodhur në rrugën “Sadulla Avni Dibrani” në Mitrovicë, të shtunën rreth orës 14:15.

“Nuk raportohet për të arrestuar”, bëri të ditur Policia.

Lexo edhe:  Çifti në Ferizaj ndahet pasi gruaja u kthye vonë në shtëpi nga ditëlindja e shoqes, 21-vjeçarja ‘zhduket’