“Gjithçka inskenim”, “duhet të jetë gjallë” – konspiracionisti analizon rastin e Faton Hajrizit

Konspiracionisti, Arianit Sllamniku ka analizuar rastin e Faton Hajrizit, për të cilën mediat serbe raportuan të premten se është vrarë.

Sllamniku ka dhënë një deklaratë të fortë, ka thënë se “Faton Hajrizi duhet të jetë i gjallë”.

Ai ka thënë se lajmit për vrasjen e tij s’i beson edhe për shkak se ai u dha nga Daçiq.

“Burimi i lajmi për mua pikë së pari ka qenë i dyshimtë sepse është prononcuar një person, i cili fare nuk duhet me i besu, pra ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daciq pra njeriu i cili ka qenë zëdhënës dhe zëvendës i Millosheviqit”, tha ai.

“Fatoni duhet me qenë i gjallë, sepse, unë nisem prej parimit të shëndosh, me kokë të ftohët – personi i vdekur quhet personi të cilin e shohim me sy dhe i kryhen ritualet fetare të ceremonisë së varrimit”, tha ai

“Gjithçka është inskenim, pse autoritet serbe e kapën vetëm profilin dhe jo profilin e plotë të të vrarit – a nuk mund ta rrotullonin trupin e tij për një fotografi si dëshmi”, ka ngritur pikëpyetjen ai.

Lexo edhe:  Kolona të gjata në Merdare, deri në tri orë pritje për të dalë nga Kosova