Gjithçka gati: Halil Kastrati publikon pamje nga objekti i qëndrimit ditor për të moshuar në Vushtrri

Humanizmi i Halil Kastratit nga “Jetimat e Ballkanit” me donatorë po vazhdon.

Hoxha ditë më parë ka njoftuar përmes një postimi se objekti për të moshuar në Vushtrri po shkon drejt fundit, shkruan Jepi zë.

Ai ka bërë të ditur se inagurimi do të bëhet në fund të këtij viti.

Ndërsa sot ka publikuar pamje nga ky objekt gjatë mbrëmjes me drita të ndezura dhe ku duket se gjithçka është gati dhe inagurimi pritet të bëhet sipas planifikimeve.

Ky objekt do të shërbejë si degë e shoqatës, qëndrim ditor për të moshuar dhe kuzhinë humanitare.

Lexo edhe:  Tjetër tragjedi në Serbi/ Nga të shtënat me armë raportohen tetë persona të vrarë