Del lista: Këta këngëtar do të performojnë në skenën e “Tregut të Fundvitit” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se kush janë artistët që do të përformojnë në skenën e tregut të fundvitit ” Verë n’dimër”, në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Nga data 25 dhjetorë deri në fund të këtij vitit do të këtë çdo natë performanca të mrekullueshme nën magjinë e festave të fundvitit nga artistët tanë.

Disa nga ta janë emra shumë të njohur për publikun si: PINT, Dren Abazi, Nita Latifi, Vala Mulliqi, Alban Nimani, Dj Cabo, Dj Mim e shumë të tjerë.

Lexo edhe:  Burri nga Ferizaj raporton se i ka humbur gruaja, ajo ia lë një mesazh: Bë çfarë të duash, mos më pritni