Gjilan: Zhduket një vajzë e mitur
Në qytetin e Gjilanit është zhdukur një vajzë e mitur.
Kështu bëhet e ditur në raportin e fundit të Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer e madje as nuk është lajmëruar.
“Fsh. Livoq i Ultë-Gjilan, 18.11.2023-22:15. Ankuesja kosovare ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë vajza e saj e mitur dhe deri në kohën e raportimit te rastin, vajza e saj nuk është kthyer dhe nuk iu është lajmëruar familjarëve të saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e fundit të policisë.