Gjermani: Së shpejti buka 10 euro?

Shumë para për gaz dhe rrymën elektrike, kjo nuk është gjë e re për bukëpjekësit. Çmimet aktuale të energjisë për shumë sektorë po bëhen të papërballueshme.

Bukë, panine, ëmbëlsira dhe biskota – „Ne jemi një kompani klasike e zejes së bukëpjekjes dhe patiçerisë, ku shitet çfarë piqet në furrat pas banakëve”, e vlerëson Tobias Plaz sipërmarrjen e tij në Eutingen, një fshat në Jug të Gjermanisë pranë Shtutgartit.

Që nga viti 1890 është themeluar kjo sipërmarrje familjare, që menaxhohet tani nga brezi i katërt. Vitin e kaluar ne e rikonstruktuam tërësisht dyqanin, përmes një vitrine të re klientët mund të shohin nga banaku se çfarë piqet në pjesën e pasme të dyqanit.

Por pikërisht tani Tobias Plaz nuk di më se si ta menaxhojë më tej biznesin e tij. Në fund të gushtit atij i erdhi njoftimi me postë nga furnizuesi me gaz. Në vend të dhjetë centëve që ka paguar deri tani për kw/h për gazin këtej e tutje ai duhet të paguajë gati 35 cent.

“Këto informacione duam t’i ndajmë me ju, në mënyrë që të keni mirëkuptim, kur ne do të na duhet të përshtasim çmimet për produktet tona”, shkruan bukëpjekësi në Facebook dhe Istagram, ku ka vendosur një fotografi të njoftimit nga furnizuesi i gazit për çmimet e reja.

Bukëpjekësit protestojnë në Hanover

Edhe në të tjera sipërmarrje të bukëpjekjes në Gjermani gjatë këtyre ditëve po mbërrijnë kërkesat me çmimet e reja nga furnizuesit e energjisë. Me çmime të tilla, sipërmarrësit janë të shtangur dhe vrasin mendjen se si do t’i përballojnë këto kosto. Eckehard Vatter, i cili ka një firmë buke me 35 filiale dhe 430 të punësuar në Saksoninë e Ulët, në të ardhmen do të duhet të paguajë mbi 75.000 euro në muaj për gazin. Deri tani ai ka paguar rreth 5.800 euro.

Lexo edhe:  Ky është 18-vjeçari që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Deçan

Në Hanover Vatter dhe shumë kolegë të tij dolën në protesta në rrugë.

“Shpëtoni bukëpjekësit” shkruhej në pankartat e banderolat e tyre, që i mbanin rrugës rreth 1000 bukëpjekës protestues dhe punonjësit e tyre. Në shumë lande prej ditësh shitja po bëhet në errësirë për të tërhequr vëmendjen e klientëve. “Ne po na shuhet drita – sot drita e nesër furra?”, kjo është motoja e tyre.