Gjendje e rënduar nga vërshimet në Pejë, rrokullisen disa vetura

Reshjet e dendura të shiu kanë vështirësuar gjendjen në qytetin e Pejës, ku brenda një kohe të shkurtër rrugët janë vërshuar nga uji i cili ka mbuluar gati edhe veturat në rrugë.

Sinjali pak më parë ka publikuar pamje të dërguara nga sinjalizuesit në Pejë, të cilët e përshkruajnë gjendjen si mjaft të rëndë, pasi që sipas tyre, qytetarët rrezikojnë të bien në Bistricë.

Sipas të njëjtëve, disa ekipe të zjarrfikësve tashmë kanë dalë në terren për ta vëzhguar situatën.

“Njerëzve deri te dera e hymjes iu ka hy uji, nuk po kanë mundësi as me i hapë dyert”, thotë një sinjalizues.

Ndërkohë janë publikuar të tjera pamje, ku shihet se disa vetura janë rrokullisur.

Lexo edhe:  Limaj del i emocionuar nga Haga: ...me i pa njerëzit të cilët me asgjë nuk e meritojnë të jenë këtu të mbyllur