Gjendet substancë narkotike në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se oficerët korrektues kanë zbuluar në rroba, të cilat i ishin sjellë një të burgosuri, substancë të dyshuar narkotike.

Nga Shërbimi Korrektues është bërë e ditur se substanca është gjetur në sallën e vizitave. Ndaj të burgosurit, të cilit i ishin dedikuar rroba, është iniciuar procedurë disiplinore dhe vizita është anuluar.

“Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre. Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda rrobave të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike. I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara rrobat është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”, thuhet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Lexo edhe:  Aksident në “Rrugën B”, Policia del në vendngjarje