Ky është serbi Dalibor Spasic që u arrestua sot nga Policia, sulmoi gazetarin

Është arrestuar serbi Dalibor Spasic, për sulmin ndaj gazetarit Burim Zariqi.

Ai kishte sulmuar gazetarin në Zveçan teksa raportonte, shkruan “Jepi zë”.

Lajmin e ka konfirmuar ministri Xhelal Svecla.

“Jepi zë” ka siguruar fotografinë e të dyshuarit Spasic, i cili sulmoi gazetarin.

Siç mësohet, Spasic punon në Spitalin e Mitrovicës në veri si dhe punon si DJ.

Njoftimi i Svecles:

Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic.

Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste.

Lexo edhe:  Këngëtari kosovar e akuzoi se ia torturoi babain në kohë lufte, i përgjigjet serbi Trajko Roganovic