Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën ‘Sylejman Vokshi’ në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ishte pa ndjenja dhe dyshohej se është në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja dhunë, mirëpo nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë shkaktuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.

Lexo edhe:  Policia italiane dhe shqiptare godasin grupin që përfitoi 5 milionë euro nga mashtrimet me “Call Center”