Gjendet pa shenja jete një burrë, policia po e heton rastin

Policia e Kosovës (PK) njofton se është gjetur pa shenja jete një person në Gjilan.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 13:31, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendngjarje kanë dalur prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në fabrikën ‘Koral’ në Fushë Kosovë, hajnat shkaktojnë dëme mbi 20 mijë euro