Gjendet i vdekur një person në një trotuar në Malishevê

Një person është gjetur pa shenja jete sot në trotuar në fshatin Terpezë të Malishevës.

Rastin për Insjaderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar, afër rrugës në fshatin Terpezë-Malishevë”, ka thënë Elezaj.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Elezaj.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim