Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Malishevë, nisin hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kijevë në Malishevë, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe akoma nuk dihen rrethana dhe shkaqet e vdekjes së tij. Për ndriçimin e rastit, Policia tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 69-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij dhe vdekja u konfirmua nga ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur atë që ka ndodhur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

Lexo edhe:  Ky është 19-vjeçari kosovar qe u vra në kufirin Serbi-Kraoci, mediat serbe thonë se po kërkohet autori