Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur të shtunën në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Vitia”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

 

Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte gjetur i alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhrin e prokurorit i cili ka dalë në vendin  e ngjarjes,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar

Lexo edhe:  Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, plagoset një person