Gjendet i vdekur një 18-vjeçar, dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Një person i moshës rreth 18-vjeçare është gjetur sot i vdekur në fshatin Llukë të Deçanit.

Dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai tha se viktima është i lindur në vitin 2005.

“Me urdhër të prokurorit trupi  i viktimës është dërguar për obduksion” – ka thënë Nikçi.

Lexo edhe:  Arrestohet i dyshuari në Prishtinë, kishte shitur veturën që e mori me qira