E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 14-vjeçares që vdiq si pasojë e zjarrit në shtëpinë e saj në Pejë

Sot i jepet lamtumira e fundit 14-vjeçares nga Vitomirica, Edoneta Mehmetaj e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e zjarrit që përfshiu një dhomë të shtëpisë së saj më 30 mars.

Familjarët kamë njoftuar se 14-vjeçarja ka ndërruar jetë sot ndërsa lamtumira e fundit do t’i jepet po sot.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në varrezat e Qytetit në ora 17:00 ndërsa funerali niset nga shtëpia e të ndjerës në Vitomiricë.

Në dhomën ku pësoi djegie vajza ishin bërë shkrumb e hi dy shtretër, por ende  s’dihet se si ka ardhur deri të zjarri që i shkaktoi lëndime të rënda trupore të miturës.

Eksperti i zjarrit ka bërë ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që Policia ka marrë disa deklarata nga familjarët lidhur me atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre

Lexo edhe:  Gjykata e urdhëron “Burdushin” të shkojë në burg në shtator për vuajtjen e dënimit me 4 vite e 6 muaj burgim