E dhimbshme: Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit, Safet Bajgora.

Varrimi i tij do të bëhet nesër (e enjte) në varrezat e fshatit Dobratin, me fillim nga ora 17:00.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

Safet Bajgora ishte kyq qysh në fillet e para të UÇK-së.

Si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftoi në Zonën e Llapit deri në ditën e çlirimit.

Lexo edhe:  “O plak ka me t’vra” - Rrahman Jasharaj ende nuk është intervistuar, i moshuari që e kërcënoi po kërkohet nga Policia