Gjendet i shtrirë një person në mes të rrugës, ambulanca dhe policia në vendngjarje
Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se ambulanca dhe policia kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Dyshohet se personi ka rrëshqitur nga shkallët e një restoranti të njohur.
Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me policinë, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion në lidhje me këtë rast.