Një grua kapet duke bërë sehire në Prishtinë, i spërkat veturat me ujë, e hedh edhe një simbol të çuditshëm

Ndonjëherë kur ndjen që gjërat thjesht s’po të ecin në jetë, mendon se dikush të “ka mallkuar” apo të “ka bërë magji”. Kjo mbetet vetëm një bestytni, por që në disa raste ngjanë edhe me realitet.

Një grua në lagjen Ulpiana të Prishtinës është parë sot duke bërë veprime të çuditshme në një parking.

Ajo shihet duke spërkatur disa vetura, ndërsa më pas hedh në tokë një gjësend të çuditshëm me simbol fetar.

Gruaja shihet e mbuluar, ndërsa banorët kanë thënë se nuk e njohin atë.

Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me veturat e spërkatura nga “sehir-bërësja” e Prishtinës.

Lexo edhe:  Tenton të hidhet nga vinçi në lartësi 40 metra, shpëtohet 62 vjeçari në Ferizaj