Gjendet e vdekur 86-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Rahovec

E moshuara nga Rahoveci që u raportua e zhdukur gjatë ditës së djeshme është gjetur pa shenja jete sot, rreth një kilometër nga shtëpia e saj në Ratkoc.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e saj, përmes rrjetit social Facebook, të cilët bashkë me fshatarët e kanë gjetur në një fushë te fshatit.

Ndryshe, Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor mbrëmë njoftoi se kishte nisur një operacion kërkim-shpëtimi deri në orët e hershme të mëngjesit, por shkaku i motit të ligë nuk kanë mund ta gjejnë.

Lexo edhe:  Të arrestuarit për dhunimin e 11-vjeçares janë vëllezër mes vete