Gjakovarit ia thyejnë veturën BMW në oborr të shtëpisë, ia ‘avullojnë’ mbi 16 mijë euro

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në oborret e shtëpisë e garazhet e tyre. Edhe nëse nuk i vjedhin veturat, hajnat arrijnë t’i thyejnë e të kapin para e gjësende të tjera me vlerë. Një rast i tillë i ka ndodhur edhe të shtunën, në fshatin Devë të Gjakovës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se pronari i veturës e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportua se hajnat ia kanë thyer xhamin e veturës dhe kanë arritur t’ia marrin mbi 16 mijë euro që i kishte lënë aty.

Përveç të hollave, hajnat kanë vjedhur nga vetura BMW e gjakovarit edhe të gjitha dokumentet që kishte brenda.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, për të mbledhur prova që mund të ndihmojnë në zbulimin e personave të dyshuar për rastin.

Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të iniciohet rasti si “Vjedhje e rëndë,” teksa veprimet tjera do të ndërmerren posa të identifikohen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Mbyllet për qarkullim një urë në Klinë