Gazetari mitrovicas: Në Shipol u vodhën votat, policia po heton
Gazetari nga Mitrovica, Shkumbin Kajtazi ka deklaruar se në Shipol kanë filluar hetimet, pasi sipas tij janë blerë dhe vjedhur votat, përcjell Gazeta Metro.
Ai ka folur për një ‘skeme ultra-kriminale’ që thotë se do të zbulohet shpejt pasi që pretendon se janë kapur nga kamerat.
Kajtazi ngre në skenë edhe një zyrtar të VV’së që thotë se së fundmi u punësua në një pozitë të lartë në institucione.
Exit Poll-i i UBO-s eshte i sakte. Ka dyshime qe, pervec qe jane ble votat, ne Mitrovice edhe jane vjedhur numer i madh i votave.
“Ne Shipol ka nisur hetimi i nje skeme ultra-kriminale, qe dyshohet se e ka ndryshuar rezultatin per shume pike te perqindjes.
Policia eshte duke hetuar dhe ka edhe deshmitare te ketyre vjedhjeve. Aty eshte i perfshim nje person i arrestuar me pare, zyrtar i VV-se, i rehatuar si fundmi ne nje pozite te larte.Pikapat 01 dhe 05, jane kapur nga kamerat dhe do te zbardhet se shpejti skema.