Tentoi t’i ikë policisë, por kapet nga njësia tjetër – shoferit i konfiskohet vetura dhe gjobitet me 500 euro

Ditën e djeshme Njësia e komunikacionit rrugor në Pejë, derisa ishin në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë, e cila i ka ikur Policisë, por që është ndaluar nga njësitet tjera që kanë qenë në terren.

Shoferi kishte qenë duke drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, dhe atij i është konfiskuar vetura përkohësisht, është gjobitur me 500 euro dhe pesë pikë negative, si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse për 6 muaj.

Njoftimi:

Me datё 16.04.2024, deri sa Njёsia e komunikacionit rrugor DRP Pejё, ishin nё pikё kontrolli dhe pasi nga zyrtaret policor ёshtё kёrkuar tё ndalon kundёrvajtёsi, i njejti ka ikur nga Policia, por ёshtё ndaluar nga njёsitet tjera ne terren, pas verifikimit tё kundёrvajtёsit rezulton se ishte duke e vozitur veturen nёn masen mbrojtёse, tё njejtit nga zyrtaret policor iu ёshtё shqiptuar fletёgjoba prej:

500 euro

5 pikё negative

6 muaj masё mbrojtёse dhe iu ёshtё sekuestruar pёrkohёsisht vetura.

Lexo edhe:  Njesia Speciale e Policisë ndan mirënjohje për ushtarët e FSK-së dhe ndërmarrje në Mitrovicë që mbeshteten këtë njësi