Lajmi i fundit: Bie një veturë në Ujman

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot pranë liqenit të Ujmanit.

Dy të rinj kishin ndaluar për të bërë disa fotografi të liqenit, por automjeti i tyre, në të cilin nuk kishte askënd, ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë.

Informacioni është konfirmuar për “Mitropol” nga zëvendës drejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

Sipas dyshimeve të para, shoferi dhe pasagjeri nuk e kishin tërhequr frenin e dorës. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa aktualisht po vazhdon procesi i nxjerrjes së automjetit nga uji.

Lexo edhe:  Ky është 29 vjeçari që dyshohet se vrau mbrëmë babanë e gruas së tij – kjo e fundit para disa ditësh e kishte raportuar të zhdukur në polici