Gazetarët e pambrojtur: 30 sulme ndaj medieve në veri prej 26 majit

Në kohët e fundit, gazetarët janë kthyer në një cak të lehtë i sulmit. Djr në veri janë sulmuar fizikisht nëntë gazetarë nga njerëz me maska. Çfarë po ndodhë?

Policia e Kosovës ka njoftuar se nëntë gazetarë janë sulmuar sot në komunën e Leposaviqit.

Sipas policisë, përveç dhunës fizike, gazetarëve u janë dëmtuar edhe paisjet e ndryshme te xhirimeve.

“Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet pranë komunës së Leposaviqit, ku disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Përveç sulmeve fizike dhe dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve, atyre iu janë dëmtuar pajisje të ndryshme të xhirimeve, ku njërit prej tyre iu është grabitur kamera zyrtare e mediumit, përderisa tjetrit iu është grabitur një telefon celular.” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërsa prej 26 majit, ditës kur filluan trazirat në veri, deri më sot, sipas AGK-së janë shënuar gjithsej 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve.

“Sulmet fizike janë të papranushme”

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka reaguar pas sulmit të sotshëm ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se grupet e kontrolluara nga Beogradi kanë sulmuar policinë dhe gazetarët.

“Grupe ekstremistësh të kontrolluara nga Beogradi nuk e durojnë dot as policinë e as gazetarët. Policia e Kosovës i shërben drejtësisë dhe ligjit, gazetaria e Kosovës i shërben demokracisë dhe transparencës”, ka shkruar kryeministri Kurti.

“Sot në Komunën e Leposaviqit nga bandat kriminale janë sulmuar gazetarët që ishin të pranishëm gjatë përpjekjeve të disa individëve për të shkaktuar trazira e dhunë”, ka vazhduar ai tutje.

Lexo edhe:  Këta janë gjashtë të dyshuarit që u rrahën mes vete në Lipjan, njëri u ther me thikë

Kërkohet mbrojtja e gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar për sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës.

AGK me anë të një video ka treguar pamjet nga Leposaviqi ku shihet se sulmi ndaj gazetarëve ndodhi në prani të forcave të KFOR-it, të cilët nuk reaguan.

Tutje, Asociacioni ka kërkuar nga KFOR-i që të mos i pengojë gazetarët, meqë atyre s’po u ofron siguri.

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pas dhunës ndaj gazetarëve në veri, duke kërkuar masa për mbrojtjen e gazetarëve.

“Ministria e Puneve te Brendshme dhe Policia e Kosoves nuk kane ndermarre asnje mase per mbrojtjen e gazetareve. Asnje mase”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka disa kërkesa në mënyrë që gazetarët të jenë më të sigurtë gjatë punës së tyre.

“Ende nuk eshte vone qe:

1) te behet protokolli per sigurine e gazetareve

2) te formohet nje task force e perkohshme per sigurine e gazetareve

3) te orgabizohen takime ditore me perfaqesesit e mediave qe dergojne ekipe ne zona me tension te larte per te caktuar permiterin e sigurise

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se gazetarët kanë mbetur në mëshirën e fatit në veri.

Ai ka kritikuar Qeverinë, meqë nuk iu ofron siguri gazetarëve dhe ka dënoncuar ofendimet ndaj tyre.

“Gazetarët, kamermanet në mëshirën e fatit në veriun e republikës.

Në borë e në shi, në të nxehtë e të ftohtë, nën kërcënimin për jetên dhe shëndetin e tyre të njejtit po e kryejnë me nder dhe profesionalizëm punën e tyre, po na mbajnë të informuar në kohë reale.

Pushteti, politika nëse nuk keni vullnet me iu ofru sigurinë fizike në raportim, së paku mos i ofendoni, mos i nençmoni, mos i etiketoni”, ka shkruar Miftaraj.

Lexo edhe:  Dyshohet se “Civilna Zastita” po vëzhgon automjetet që hyjnë në Veri