Flet babai i të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes: Djali me pas vdekë aty, ma shumë s’isha mërzitë

Babai i Sokol Halilit – personit të dyshuar për vrasjen e ish bashkëshortes së tij – Halili Halili për Telegrafin tregoi se ngjarja e rëndë, e cila ka ndodhur të mërkurën, e ka mërzitur e hidhëruar shumë.

Halili tha se çifti mes vete kanë pasur mosmarrëveshje, e që sipas tij me anëtarët e tjerë të familjes me ish-bashkëshorten e djalit të tij kanë kaluar mirë.

Babai i të dyshuarit tha po ashtu se nuk do të mërzitej më shumë edhe sikur djali i tij të vdiste aty.

“Çka kanë pas mes veti ata burrë e grua. Ata i kanë nga 30 vjet e ma shumë. Nuk di çka me të kallxu. Jam i mërzitshëm shumë. Keq ka ndodh shumë. Ishalla nuk ndodh kurrë keq. Edhe dytë me pas vdekë aty unë ma shumë s’kisha dit me u mërzit e me u idhnu. Ishalla Zoti e bën mirë se keq shumë u bo, ishalla kurrë më nuk bëhet”, foli ai për Telegrafin.

I pyetur se si i kanë pasur raportet me ish-bashkëshorten e të djalit, ai tha: “Mirë e kemi pas me nusen shumë. Kurrgjë s’kemi pas me të. Veç ata dy s’kanë pasur marrëveshje mes vete”.

Motra e gruas shtatzënë, e cila u vra të mërkurën në oborrin e QKUK-së ka bërë të ditur se e ndjera ka qenë vetëm 3 muaj e martuar me të dyshuarin, dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pre e dhunës fizike e psiqike nga bashkëshorti i saj.

Ndryshe, Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashi mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është ende në kërkim nga Policia e Kosovës. /Telegraf

Lexo edhe:  Lirohen Feim Pulaj dhe 12 zyrtarët e dyshuar të ATK-së për përfshirje në mashtrime