Gashi e “zbulon” arsyen pse Perëndimi s’po e përkrah Kosovën: Na perceptojnë si shtet mysliman

Tomë Gashi, avokat me qëndrime të afërta, shumë të afërta me pushtetin e VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë një konkludim të ashpër, që lehtësisht mund të lexohet edhe si akuzë ndaj Perëndimt.

Në shkrimin e tij, Gashi ka pretenduar se shtetet mike, një eufemizëm për Perëndimin, e “përceptojnë” Kosovën si “shtet mysliman”.

Madje, Gashi ka pretenduar se kështu e “shef edhe një pjesë e shtetit amë – Shqipërisë”.

“Pse askush publikisht se thot !

Perceptimi eshte gjithçka …!

Shumica e politikaneve – zyrtarve te larte te shteteve duke perfshi edhe shtetet mike , duke perfshi edhe ato shtete te Natos qe na kan ndihmuar te çlirihemi nga okupimi i vrazhd Serb tani fatkeqesisht 25 vite pas çlirimit e pas me shume se 16 viteve shtet me vete – shtet i pavarur Kosoven e perceptojn si shtet musliman !

Fatkeqesisht besoi se keshtu na shef edhe nje pjese e shtetit ame – Shqiperise

Per kete perceptim faj kemi ne dhe askush tjeter, e beme pikerisht ate qe Serbia e donte e qe nuk e kishte para vitit 1999” – ka shkruar ai.

Lexo edhe:  Kërcënoi me armë një person – arrestohet i dyshuari në Podujevë