Fushë Kosovë: Nëna tenton ta hedhë nga ballkoni djalin e saj 6 vjeçar, ndërhyjnë ekipet emergjente
Një grua në Fushë Kosovë është parandaluar sot që ta mbysë fëmijën e saj 6-vjeçar.
Gazeta Express raporton se ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj.
Siç merr vesh gazeta, gruaja që tentoi ta kryej këtë veprim, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.
Po ashtu, kuptohet se ajo jeton vetëm me fëmijën e saj.