Fushë Kosovë: Arrestohet 69-vjeçari i kërkuar nga Gjykata, dërgohet në vuajtje dënimi

Policia e Kosovës ka realizuar një urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega Fushë Kosovë, ndaj një personi të kërkuar për vuajtje të dënimit për veprën penale “Kanosja”.

Ngjarja ka ndodhur më 31 gusht 2025, rreth orës 20:30, në rrugën “Arsim Zogiani” në Fushë Kosovë, ku është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari Sh. N. rreth 69-vjeçar.

Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit prej 17 ditësh në burgun e Hajvalisë.

Rasti është ekzekutuar me sukses dhe procedurat e mëtejme janë kryer sipas vendimit gjyqësor.

Lexo edhe:  Lajm i fundit: Aksident i rëndë në magjistralen e Mitrovicës, autoambulanca bart të aksidentuarit